Tensione të forta tek liqeni midis banorëve dhe IKMT: Mos na shembni pa urdhër shpronësimi!

674
Sigal

Inspektoret e Mbrojtjes se Territorit të Bashkisë së Tiranës janë përplasen me banorët e rrugës “Muharrem Butka” në zonën e liqenit, gjatë ndërhyrjes për prishjen e mureve rrethuese të disa banesave.

Banorët ankohen se nuk janë njoftuar më parë për këtë ndërhyrje dhe pretendojnë se muri është brenda pronës së tyre, se ata nuk janë njoftuar dhe IKMT u ka ardhur befas pa urdhër shpronësimi.

Gjatë ndërhyrjes ka pasur përplasje të forta. Banorët janë shtyrë nga inspektorët e baskisë dhe një prej tyre është lënduar në kokë dhe krah.