Tensione në KZAZ-të e Tropojës dhe Kukësit, prangosen dy persona

475
Sigal

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tropojës dhe Kukësit pasi ishin akuzuar dhe shpallur në kërkim për ngjarjet e ndodhura në KZAZ Nr. 09, Tropojë dhe KZAZ nr.11, Kukës, datë 19 dhe 20.06.2019.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim; L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen. Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” ,”Shkatërrimi i pronës”, “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.