Po gjuante për peshk, 44-vjeçarit në Dibër i shpërthen lënda plasëse, dërgohet në spital

460
Sigal

Një 44-vjeçar është vënë në hetim nga policia pasi akuzohet për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas policisë ai ka qenë duke gjuajtur për peshk në lumin Drin ku i ka shpërthyer një lëndë plasëse artizanale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit R. H., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi duke gjuajtur peshk në lumin Drin, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale, ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.