Tender te Kultura, 120 milionë lekë për bileta avioni

806
Ministria e Kulturës, tender 120 milionë lekë për bileta avioni por pa përcaktuar kritere
– Me aq miliona lekë sa ka harxhuar kjo ministri për udhëtime jashtë shtetit mund të ishin blerë disa avionë 
Ministria e Kulturës, përveçse është përfshirë në fushatë elektorale e pa zbuluar nga “vigjilenca” e ministrave dhe drejtorëve teknik, po kryen edhe punët rutinë me tenderët, duke nga sirtarët gjithë fondet publike. Dje, ministria e Kulturës ka shpallur një tender që nuk ka lidhje me punët në tokë por me fluturimet në ajër të ministres dhe shefave të kësaj ministrie. Sipas njoftimit zyrtar të shpalljes së tenderit, ministria do të blej 100 milionë lekë bileta avioni dhe fjetje hotele në shtetet ku ata do të udhëtojnë e do të shpërndajnë përvojën e kulturës shqiptare tek kolegët e vendeve të Evropës! Nuk është fjala tek fakti, që me aq miliona lekë sa ka harxhuar kjo ministri për udhëtime jashtë shtetit mund të ishin blerë disa avionë, por çështja qëndron në faktin se ky tender bëhet duke mos përcaktuar kriteret e tenderit, njoftuar ky skandal nga vetë ministria në këtë njoftim. Siç duket, nuk bie në sy, mbasi është fushatë elektorale dhe shteti e ka mendjen tek votat… 
Ja njoftimi zyrtar i Ministrisë së Kulturës
1. Për: “Albania Experience” sh.p.k, me NIPT K61422004L
2. Adresa: Tiranë, Rr. “Themistokli Gërmenji”, pranë zonës së TVSH-së, shkalla 1, kati 1 
“Dorina Karaiskaj” Person Fizik (DD Travel), me NIPT K91425009A, Adresa: Tiranë, Rruga “Skënderbej”, pallati 8, kati 1 
3. Procedura e prokurimit: E Hapur – shërbime – me mjete elektronike; 
4. Përshkrim i shkurtër i kontratës: «Blerje bileta të transportit ajror ndërkombëtar si edhe hoteleria» 
5. Marrëveshje Kuadër me disa operatorë ekonomikë, ku jo të gjitha kushtet janë të përcaktuara, me fond limit total (i parashikuar për 24 muaj) 10.000.00, 00 (dhjetë milionë, 00) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit; 
6. Publikime të mëparshme (nëse zbatohet): Buletini i Njoftimeve Publike [Data] [Numri] 
Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: çmimi më i ulët (marzhi më i ulët i fitimit shprehur në %)
Sigal