Temperaturat/ I nxehti afrikan në Shqipëri, të martën temperaturat mbi 40 gradë

481
Temperaturat kanë shënuar rritje të ndjeshme për këtë fundjavë. I nxehti afrikan ka bërë që temperaturat në vendin tonë të shkojnë 40 gradë celsius në disa qytete të Shqipërisë.
Në kryeqytet termometri ka shënuar 37-38 gradë celsius, ndërkohë që të martën( 21 Korrik) pritet që temperatura në Tiranë të shkojë në 40 gradë celsius. Parashikohet rritje e temperaturave edhe në qytete të tjera të vendit.
Qytetet më të prekura nga vala e të nxehtit janë Tirana, Gjirokastra, Berati, Shkodra dhe Lezha. Për të shmangur të nxehtin përvëlues, shumë qytetarë iu drejtuan bregdetit.
Ndërkohë që edhe mjekët këshillojnë që të shmanget sa më shumë ekspozimi në diell sidomos nga të moshuarit dhe fëmijët gjatë orëve të mesditës kur është edhe vapa më e madhe. Rekomandohet që të konsumohen sa më shumë lëngje.
Vala e të nxehtit afrikan ka mbërritur edhe në vendet e rajonit, ku janë shënuar temperatura të larta në Kroaci, Bosnje – Hercegovinë dhe në Serbi.
Sigal