Temperatura të pazakonta për muajin shkurt, ja si parashikohet të jetë moti këtë javë

211
Sigal

Shkurti pritet të mbyllet me mot të ngrohtë dhe me temperatura më të larta se normalja për këtë periudhë të vitit.

Sipas meteorologut Hakil Osmani, java e fundit e muajit pritet të jetë me mot të kthjellët, me diell dhe temperatura të larta.

Meteorologu njofton se vlerat maksimale të temperaturave në ditët në vijim pritet të shkoj edhe deri në 20 apo 21 gradë celsius.

“Java e fundit e muajit shkurt mbetet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Herë pas here pritet të kemi edhe kalime vranësira të cilat nuk do të sjellin reshje në territor.

Vlerat minimale gjatë ditës së sotme janë shënuar -2 gradë celcius në zonat malore dhe minimuni në 16 gradë celcius në ultësirën perëndimore.

Në ditët në vijim pritet të kemi një rritje graduale në vlerat termike duke bërë që maksimumet të ngjiten edhe në 20 apo 21 gradë celsius, të cilat janë katër herë më të larta se vlerat normale të muajit shkurt”, shprehet meteorologu.