Temperatura të larta, por jo vetëm. Ja çfarë parashikohet

390
Sigal

Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit sa i përket fundjavës që presim.

Vendi ynë këtë fundjavë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot me diell por edhe disa ‘siklete’.

‘Sikleti’ i parë do të jenë temperaturat të cilat jo dhe aq në vlerat minimale.

Temperaturat maksimale do të pësojnë rritje duke bërë që moti të jetë i nxehtë duke prekur vlera 36-37ºC, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Por përveç temperaturave të larta të regjistruara ato do të ndjehen më të larta kjo për shkak të vranësirës shtresore dhe transparente përgjatë gjithë ditës.

Por ndjesia e zagushisë do të forcohet akoma dhe më shumë për shkak të grimcave të pluhurit dhe rërës që do të ketë në ajër për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut (më konkretisht Shkretëtira e Sahara-së).

Sa i përket erës ajo do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi 1-10m/s.

Image