Temperatura të larta? Ja parashikimi i motit për ditët në vijim

311
Sigal

Kushtet atmosferike do të favorizojnë të gjithë ata që kanë planifikuar ta kalojnë këtë fundjavë në bregdet.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do te jete i kthjellët e me vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit.

Në veri e veriperëndim në mesditë vranësirat do të marrin karakter zhvillimi duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal në intervale të shkurtra kohore. Era do të jetë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi 1-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare në jug do të fitojë intensitet deri në 12m/s.