Aksidentohet në punë 34-vjeçari grek në Vlorë

194
Sigal

Një 34-vjeçar grek, me iniciale V.V., është paraqitur në spitalin e Vlorës ditën e sotme të marrë ndihmë mjekësore.

Policia bën me dije se ai është dëmtuar në dorë në një anije tregtare gazi ku punon si teknik.

“Më datë 21.12.2021, rreth orës 14:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasi grek V. V., 34 vjeç, banues në Athinë, i cili është dëmtuar në dorë, në një anije tregtare gazi ku punon si teknik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.