Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash mesatare deri të dendura në jug dhe veriperëndim të vendit.
Prej orëve të paradites e gjatë gjithë ditës parashikohen reshje shiu të herëpashershëm në këto zona. Shtrëngata të shkurtra në jug.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim mesatare dhe e vrullshme në bregdet prej orëve të mesditës.
Valëzimi në dete parashikohet 4 dhe 5 ballë me lartësi vale 1.5 deri 2.0 metër.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 14/26 re diell shi
Kukës 12/23 re diell shi
Lezhë 16/25 re diell shi
Dibër 10/20 re diell shi
Durrës 15/29 re diell shi
Tiranë 16/28 re diell
Elbasan 13/27 re diell
Berat 11/29 re diell
Vlorë 13/29 re diell shi
Korçë 8/23 re diell shi
Gjirokastër 9/26 re diell shi
Sarandë 13/29 re diell shi.
* Për më shume bashkohuni





















