Temperatura deri në 27 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

96
Sigal

Dita e sotme karakterizohet nga mot me temperatura të larta.

Paraditja do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë vendin tonë.

Por pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat Veriore. Ndërsa Ultësira Perëndimore parashikohet të mbetet në dominimin e kthjellimeve edhe pas mesdite.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 27°C.