Ambasada Britanike reagon për Teatrin: Palët të përfshihen në dialog!

401
Sigal

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe polemikat që janë ndezur në vend.
Në një deklaratë, ambasada bën të ditur se mbështet thirrjen e Komisioneres së BE-së, Mariya Gabriel, për dialog  mes palëve.
Selia e diplomacisë britanike thekson se dialogu nuk është kurrë i pavlerë.

Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, shkruhet në deklaratën e ambasadës.