Temperatura deri në 23°C, moti për sot

276
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti ditën e hënë parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira kalimtare të cilat lokalisht dhe hera-herës bëhen deri të dendura.

Në orët e mëngjesit përgjatë luginave, parashikohet prezencë e mjegullës së dendur.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare -5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 9/21 Diell re

Kukës 8/21 Diell re

Lezhë 7/21 Diell re

Dibër 5/19 Diell re

Durrës 12/22 Diell re

Tiranë 11/23 Diell re

Elbasan 9/22 Diell re

Berat 5/22 Diell re

Vlorë 12/22 Diell re

Korçë 5/19 Diell re

Gjirokastër 6/20 Diell re

Sarandë 11/22 Diell re.