Temperatura deri deri në 25°C, si parashikohet moti për sot

160
Sigal

Pjesa më e madhe e vendit tonë do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore gjatë paradites. Por pritet që në vijim vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta në zonat Jugore, pjesërisht zonat Qëndrore dhe Veriore. Ndërsa vija bregdetare do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Brigjet e Egjeut dhe gadishulli Iberik do të kenë kalime të shpeshta vranësirash të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje shiu. Gjithashtu në ndikimin e motit të paqëndrueshëm vijon Anglia, ku reshjet e shiut do të shoqërohen me stuhi afatshkurtra ere. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e vranësirave ku më të dukshme vranësirat do të jenë në Europën Lindore.

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të theksohen në të gjithë vendin, ku do të sjellin reshje të pakta në Skajin Jugperëndimor.

Territori i MV do të jetë në ndikimin e vlerave të larta barike gjatë ditës së shtunë duke sjell në vend mot të qëndrueshëm. Pritet që në MV të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat më të dukshem do të jenë pas orëve të mesditës.