Temperatura -4 gradë, parashikimi i motit për sot

448
Sigal

Vendi ynë gjatë paradites do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Orët e mesditës dhe në vijim do të shtojnë vranësirat në Skajin Verior dhe Jugor por pa rrezikuar rreshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur -4 gradë C deri në 14 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim tre ballë.