Të shtënat me armë zjarri në Durrës/ Konflikti, reagimi i policisë

353
Sigal

Policia e Durrësit ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në orët e pasdites, ku në këtë qytet janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas Policisë mësohet se ka qenë një konflikt çasti, ku një person i dyshuar me inicialet A. V, ka qëlluar me armë zjarri

Durrës/Informacion  paraprak

Më datë 02.07.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.13, Durrës,  pas një konflikti të çastit,  shtetasi A.V dyshohet se ka  qëlluar  në ajër me  armë zjarri. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Ndërkohë janë shoqëruar në Polici  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, disa persona që dyshohet se janë përfshirë në konflikt.