Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë, plagoset një 55-vjeçar

126
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të mërkurë në Fushë Krujë. Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur.

I plagosuri ka marrë plagë në bark dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për të zbardhur ngjarjen si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.