Të shtëna me armë zjarri në Fier, një person i plagosur

115
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Fierit gjatë orëve të mesditës së kësaj të premteje.

Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare në qytet, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e saj dhe as identiteti i personit të plagosur.

Mësohet se ai është dërguar në spitalin e Fierit ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.