Të hënën rihapen baret dhe restorantet/ Menaxherët: Të ulen taksat

299
Sigal

Baret dhe restorantet janë drejt përgatitjeve të fundit për t’u hapur ditën e hënë. Tavolinat dhe karriget janë vendosur jashtë dhe në distancë nga njëra-tjetra. Janë dizinfektuar ambientet dhe janë blerë maska e doreza.

Disa menaxherë baresh dhe restorantesh në qytetin bregdetar të Vlorës, flasin për humbjet ekonomike të deritanishme nuk janë të kënaqur me oraret e përcaktuara.

“Kemi nisur përgatitjet kemi 4-5 ditë. Stafi është përgatitur si të sillet me klientët. Çështja e fashës së orarit, pasi 60%-70% e punës tonë bëhet pas këtij orari. Aktualisht presim ndonjë informacion më shumë mbase shtyrjen e orarit”, thotë një prej tyre.

“Kërkojmë që të shkojë deri në ora 24:00. Se Vlora atë fashë ore ka, që punon nga ora 21 deri në 12 të natës. Kërkojmë dhe lehtësim të kushteve të distancimit kemi bërë provat dhe janë ekstreme”, shprehet një menaxher tjetër.