“Të gjithë janë regjistruar në infermieri, se duan të largohen”- Kreu i Sindikatës për bojkotin e mësimit: Studentët janë dakord me kërkesat tona!

115
Sigal

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi ka shprehur shqetësimin se janë mbushur kuotat e infermierisë për shkak se studentët duan të largohen.

Teksa foli për bojkotin e mësimit në Universitete, ai u shpreh se do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave dhe se kanë mbështetjen e studentëve.

Sandër Kovaçi shpjegoi se orët e humbura të mësimit do të zëvendësohen.

“Do të vazhdojmë protestën tonë, 7% i qeverisë është i pavlefshëm për të ndryshuar situatën e arsimit të lartë. Bojkoti do të vazhdojë çdo ditë derisa qeveria të premtojë se do të plotësohen kërkesat.

Pjesëmarrja është shumë e mirë, pedagogët janë të solidarizuar. Dje nuk kishte mësim dhe sot nuk do të ketë. Studentët po na mirëkuptojnë dhe do të na mirëkuptojnë më tutje. U bë një sondazh nëse greva pedagogëve është mbi parimet e të drejtave dhe a është dakord publiku, mbi 75% e publikut, pavarësisht situatës, ka mbështetur idenë se kemi të drejtë në kërkesat tona.

Kryeministri të financojë Universitete e rretheve, më shumë se sa deri tani. Ka mungesë të politikave arsimore. Nëse ka këtë situatë në rrethe, të profilizohen. Në infermieri vetëm në Universitetin e Vlorës studentë, sepse të gjithë e kanë mendjen të largohen nga Shqipëria. Është mbushur infermieria me 500 kuota, të gjithë janë regjistruar, nuk ka asnjë vend bosh. Ndërkohë që nuk ka kuota në vendet e tjera. Ky është efekti i politikave.

Ministrja e arsimit erdhi në fshehtësi dhe iku në fshehtësi.

Përshkallëzimi nuk e duam, është i mundimshëm. S’duam të ndërpresim mësimin, por është më seriozët. Do i zëvendësohen orët e mësimit, sikur në pandemi, me orë shtesë, fundjavë kur të kemi mundësi. Studentët janë dakord që kërkesat tona janë të drejta. Nuk kemi pasur komunikim me Ministrinë e Arsimit”, tha ai.