Taksisti i Oksfordit vdes në tërmet/ Homazh i mediave angleze

475
Sigal

Familja Çupi në Thumanë ishte ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes viktimave të kësaj familje është edhe Klement Çupi, të cilit i kanë kushtuar një shkrim edhe mediat britanike. Gazeta e Oksfordit, Banbury shkruan se Çupi punonte si taksist në Oksford.

Trupi i tij u gjet në rrënojat e një pallati të shembur në Thumanë.

“Çupi u gjet nga ekipet të shpëtimit pas 16 orësh. Çupi, i lindur në Shqipëri, ishte në ditën e tij të dytë të vizitës tek familja, kur goditi katastrofa.

Vdekja e nënës së tij është konfirmuar, kurse babai, Hajredin Çupi vazhdon të jetë nën rrënoja.

Vëllai i Çupit, megjithatë, është në spital në gjendje të qëndrueshme.

Çupi, që arriti në Oksford në rini si refugjat, studioi në qytet dhe më pas nisi punë si menaxher në një pub.

Para disa vitesh ai nisi punë si taksist për 001Taxis.

Menaxheri i përgjithshëm, Aaron Singh, konfirmoi vdekjen e Çupit: Është një ditë e trishtueshme për të gjithë ne.

Që prej ditës së djeshme, mbi 300 tërmete kanë vazhduar në mbarë Shqipërinë dhe numri i të vdekurve vazhdon të rritet”.