Takimi me Berishën, Meta: Shqipëria e zhytur në korrupsion, Paguajmë 110 mln euro për tekat e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi në selinë blu me kryedemokratin Sali Berisha. Në fjalën e tij Meta theksoi se koalicioni i dy forcave politike  është një bashkim për ndryshim dhe jo një bashkim për pushtet dhe pas 14 Majit, do të rikthejë llogaridhënien, transparecën dhe vendosjen e interesit publik si vendimtarë në marrjen e vendimeve nga kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe këshillave bashkiakë. Gjithashtu Meta u ndal edhe te vendimi i arbitrazhit, i cili rrëzoi dhe detyroi qeverinë e Shqipërisë të paguajë 110 milionë euro ndaj Françesko Beketit. Duke e krahasur me performancën e qeverisë së Kosovës e cila ka fituar tre arbitrazhe radhazi, Meta tha se jo rastësisht Kosova përmirësohet 20 vende në renditjen botërore kundër korrupsionit, ndërsa Shqipëria ka rënë këto 6 vite të fundit 27 vende.

Meta:” Ky është një bashkim për ndryshim dhe jo një bashkim për pushtet. Është nja bashkim që do të rikthejë llogaridhënien, transparencën dhe vendosjen e interesit publik si vendimtarë në marrjen e vendimeve nga kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe këshillave bashkiakë dhe kjo gjë do të ndodhë edhe në qeverisjen qëndrore.

NOA

Këto dy ditë jemi njohur me dy lajme shumë të kundërta me njëra tjetrën, lajmi që vjen për Shqipërinë që qeveria përfundimisht duhet të paguajë kur në fakt i paguajnë shqiptarët 110 milionë euro për Beketin, për tekat e Edi Ramës për të mbyllur një television, që nuk e kontrollonin ashtu siç kontrollojnë mediat e tjera.

Po dje erdhi dhe një lajm shumë pozitiv nga Kosova që qeveria e Kosovës fitoi një arbitrazh ndërkombëtar, i treti për këtë vit radhazi, sepse mbron interesin publik dhe Kosova është një vend ku mbizotëron zbatimi i ligjit, ndaj jo rastësisht Kosova përmirësohet 20 vende në renditjen botërore kundër korrupsionit, ndërsa Shqipëria ka rënë këto 6 vite të fundit 27 vende.

Kjo përkthehet në gjithçka, në rritjen e kostos së jetesës, në pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon, dhe në korrupsionin më të lartë në kontinent.