Tahiri përuron zyrën e shërbimit në Elbasan: Bashkëpunimi për një Shqipëri të sigurt

564
 Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndodhet sot në qytetin e Elbasanit, prej ku ka përuruar zyrën e shërbimit për qytetarët. Në këtë ceremoni, Tahiri shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Në fjalën e tij, Tahiri ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për hapjen e kësaj zyre, e cila do të shërbejë 24 orë. “Kjo zyrë nuk është vetëm krijimi i infrastruturës për të pasur një zyrë shërbimesh, por është një kontribut në ndryshimin e mentalitetit tek vetë punonjësi i Policisë, për ta bërë sigurinë jo vetëm një përpjekje të institucioneve dhe Policisë së Shtetit, por një përpjekje të përbashkët të të gjithë qytetarëve. Në këtë rrugëtim tonin kemi shkuar duke reformuar mundësinë tonë që qytetarët të ndjehen të mirëpritur në Policinë e shtetit, duke gjetur një partner tek Policia e Shtetit. Iintsalimi i kamerave në qytetin e Elbasanit është një anvangard në këtë cështje dhe Policia e Shtetit po e shtrin projektin e kamerave të sigurisë në të gjithë vendin. Qytetari duhet të vijë dhe të denoncojë dhe të gjejë një partner tek punojësi i Policisë. Ne jemi shumë larg nga krijimi i këtyre kushteve, por kemi bërë hapa kolosale në këtë drejtim”, u shpreh Tahiri. Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako, kreu i bashkisë, Qazim Sejdini dhe prefekti Arben Kamami. Kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, në fjalën e tij e vuri theksin tek realizimi i një sërë projektesh që ka realizuar bashkia në ndihmë të komunitetit të Elbasanit, ku një ndër to është instalimi i sistemit të kamerave në shkolla të qytetit. Garantoj qytetarët e Elbasanit se do të jenë pjesë e bashkëpunit për të pasur sa më pak kriminalitet në Elbasan”, tha Sejdini.
Sigal