Surprizon moti/ Ja sa shkojnë temperaturat

652
Sigal

Pas uljes së temperaturave në disa gradë ditët e fundit dhe fillimit të reshjeve të shiut, duket se muaj maj vjen me temperature të larta dhe koha premton përmirësim, që është edhe karakteristik e këtij muaji.

Sinoptikania Adiola Bani në një lidhje telefonike në Neës24 tha se pas uljes me gati 5 gradë celcius ditët e fundit muaji maj do të jetë një rritje graduale të temperaturave. Në disa të këtij muaji do të ketë edhe temperatura edeh mbi 30 gradë celcius.

“Ka pasur një rënie të temperaturave duke e krahasuar me javën e kaluar me 4 ose 5 gradë, duke bërë që gjatë kësaj javë temperaturat të shkojnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa mëngjeset do të jenë të freskët 6 apo 7 gradë celcius.

Kjo do të zgjasë deri ditën e mërkurë sepse duke filluar nga e enjtja do të kemi një ngritje graduale të tyre. Për sa i përket majit do të kemi temperatura tipike të këtij muaji, do të ketë rritje graduale por disa ditë do të ketë dhe temperatura mbi 30 gradë celcius”- tha Bani.