Rama pro dialogut? Kryeministri flet për bisedimet me Merkel dhe Makron

616
Sigal

Kryeministri Edi Rama, pak minuta para takimit me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin e Francës në Samitin e Berlinit, ka treguar fokusin e bisedimeve.

Sigurisht që për sa na takon do të fokusohemi tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe padyshim tek domosdoshmëria për afirmuar se Shqipëria meriton të hedhë hapin e madh dhe të shumëpritur të negociatave për anëtarësim”, u shpreh Rama.

Sa i përket pritshmërive nga Samiti, Rama është shprehur se ky “është një moment rikapitulimi i 5 viteve proces të Berlinit dhe risia është se jemi në një Samit gjermano-francez me Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron për të adresuar të gjitha aspektet e një procesi historik si dhe për të diskutuar për temat me një rëndësi dhe një peshë të posaçme”.

Ndonëse në axhendë më në fokus është çëshja e kufijve Kosovë-Serbi,  Rama tha se do të diskutohen të gjitha çështjet e përfshira.

“Pozicioni ynë ka qenë dhe mbetet shumë i qartë. Ne inkurajojmë dialogun dhe do të mbështesim pa rezervë një marrëveshje që ka mbështetjen e plotë të autoriteteve dhe përfaqësuesve të popullit të Kosovës. Si dhe mbështetjen dhe garancinë e SHBA dhe BE”, u shpreh Rama