Surprizon moti, ja çfarë parashikohet për fundjavën

349
Sigal

Fundjava do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, ka theksuar Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Gjatë kësaj fundjave, moti parashikohet me kthjellime, vranësira dhe me reshje shiu.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përgjatë relieveve malore dhe zonave pranë tyre reshjet hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkutra.

Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejësi 1-8m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/s.