Sami Khedira respekton kontratën. Nuk largohem nga Juventus

68
TURIN, ITALY - DECEMBER 23: Sami Khedira in action during the serie A match between Juventus and AS Roma at Allianz Stadium on December 23, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

ami Khedira shuan zërat e merkatos rreth tij duke premtuar besnikëri ndaj Juventusit. Mesfushori gjerman i cili ka kontratë deri në vitin 2021 prej kohësh pëlqehet nga disa ekipe në Premier League por edhe nga Major League Soccer apo klubet kineze por së fundmi ai zotohet të respektojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

Khedira siguroi se ndihet shumë mire në Itali dhe se ka ende shumë uri për të fituar trofe prandaj nuk shikon arsye që të largohet nga Juventusi.

33-vjeçari ka patur disa probleme fizike këtë sezon që e kanë penguar të japë më të mirën por gjithsesi mesfushori vlerësohet shumë nga Sarri i cili shpesh e ka theksuar mungesën e tij në skuadër.