Sulmohet muzeu i Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir

498
Persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar mëngjesin e ditës së sotme muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir.
Korrespondentët atje njoftuan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Agresoret e maskuar kanë qëlluar me gurë, duke thyer xhamat e ndërtesës e kane tentuar edhe t’i vënë flakën.
Episodi i dhunës erdhi pikërisht në kohën kur festohet 7 marsi, që është dita e mësuesit, e kremtohet 130 vjetori i shkollës së parë shqipe.
Policia e Manastirit ka siguruar regjistrimet e kamerave të sigurisë dhe një shishe molotovi, të cilat i ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për autorët e shkeljes. 
Sigal