Studim, shqiptarët ndër të parët në Europë për duhanpirje

524
Sipas një studimi të Project Sun, Shqipëria renditet në vendin e katërt në Europë përsa i përket shitjeve të cigareve për frymë për moshën mbi 15 vjeç.
Të dhënat i përkasin vitit 2016 dhe rezulton se çdo duhanpirës ble rreth 2000 cigare në vit uke bërë që Shqipëria të renditet në të njëjtin nivel me Maqedoninë.
Më duhanpirës sesa shqiptarët e maqedonasit në Europë janë vetëm bullgarët, me rreth 2300 cigare në vit dhe që renditen të parët dhe fqinjët grekë me rreth 2200 cigare për frymë.
Kryesisht Ballkanasit gjenden në zonën e kuqe, si Mali i Zi, Serbia, Sllovenia.
Në Europë, ata që pinë më pak duhan janë suedezët, me rreth 700 fije cigare për frymë në vit, të ndjekur nga norvegjezët, anglezët e holandezët.
Në Shqipëri, sipas Monitor, çmimi mesatar i një pakete cigare me 20 copë është 1.8 euro, ndërsa në Maqedoni është shumë më e lirë, 1.09 euro dhe në Serbi 1.63 euro. Në raport me vendet e tjera, gjithsesi një paketë cigare në Shqipëri është më e lirë. 
Në Greqi është 3.71 euro, në Itali 4.66 euro, ndërsa në Gjermani 5.34 euro.
Në Britani, një ndër vendet ku konsumohet më pak duhan, një paketë kushton më shumë se 10 euro. Edhe në Norvegji për një paketë duhet gati 11 euro. Në Suedi, vendi ku konsumohet më pak, çmimi i paketës nuk është aq i shtrenjtë sa në dy vendet e tjera, por luhatet në 5-6 euro.
Më e lirë cigarja është në vendet baltike, ku psh në Ukrainë kushton 0.58 euro, në Rusi 0.83 euro, në Moldavi 0.66 euro.
Të dhënat globale tregojnë se në përgjithësi shtetet europiane kanë nivelin më të lartë të duhanpirjes në botë. Nga shtetet e kontinenteve të tjera, në listë është Kina, Libani, Koreja e Jugut, me rreth 2 mijë fije për frymë në vit. Dy shtetet që pinë më pak cigare në botë janë Uganda, Ishujt Solomon, Guniea, me më pak se 50 fije për frymë në vit.
Në Shqipëri, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 40% e shqiptarëve janë duhanpirës. Sipas të dhënave në Ministrisë së Financave, për 11 mujorin 2016, importet e cigareve ishin gati 2700 ton, nga gati 4 mijë ton për të njëjtën periudhë të 2010-s. Gjithsesi, rritja e çmimeve të cigareve të gatshme vlerësohet se ka nxitur dhe konsumin e duhanit të dredhur.
Sigal