Strehimi social/ Meta: Do të shumëfishojmë fondet për t’i dhënë zgjidhje problemit

98
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në 6 vitet e fundit nga bashkia e Tiranës nuk është bërë asgjë për strehimin social.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta premton se do të shumëfishojnë fondet për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja.

“Fondi i strehimit social i Bashkisë së Tiranës është vetëm 0.7 milionë euro ose sa 10 apartamente në periferi të kryeqytetit.

Në 6 vitet e fundit, 7.1 milionë metër katrorë janë ndërtuar në Tiranë, por bashkia nuk ka bërë asgjë për çështjen e strehimit social.

Sepse prioriteti i tyre ka qenë pastrimi i parave dhe jo strehimi social.

Ne do ta shumëfishojmë këtë fond për t’i dhënë zgjidhje problemit të strehimit për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët. Bashkë Fitojmë”, shkruan Meta.