Sterilizimi, Rjepaj e Rrapaj kërkojnë lirimin nga qelia në Gjykatën e Lartë

18
Sigal

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni, Ilir Rrapaj, të arrestuar për aferën e “Sterilizimit” në gusht të vitit të kaluar, bëjnë një tjetër përpjekje për liri në Gjykatën e Lartë.

Ata i janë drejtuar kësaj gjykate për të kundërshtuar vendimet, që nuk kanë pranuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” në një masë më të butë sigurie. Rekursi në fjalë është regjistruar në 21 shkurt në Gjykatën e Lartë, ku pret të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtarja Albana Boksi.

Kjo është përpjekja e dytë në Gjykatën e Lartë për këtë vit. Më herët, në fund të janarit të dyshuarit e “Sterilizimit” e izoluar në burg apo në shtëpi kundërshtuan masat e marra nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm. Sipas SPAK, ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rjepaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës”, ndërsa biznesmeni Rrapaj për “mashtrim”, me pasoja të rënda.

Për të njëjtën çështje po hetohet në masë sigurie “detyrim për paraqitje” edhe ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj.