Spiunonte bazën e MEK në Manzë/ SPAK “blindon” shtëpinë e ish-muxhahedinit, ja çfarë iu gjet në telefon

155
Sigal

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lëshuar ditën e sotme 9 urdhër-kontrolle ndaj ish-anëtarëve të MEK, të cilët dyshohet për spiunazh në shërbim të regjimit iranian.

SPAK ka zhvilluar po ashtu një  kontroll në  banesat e ish-anëtarëve të MEK në zonën e “Freskut” dhe “5 Majit”, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar. Kontrollet në banesat e tyre janë kryer pas arrestimit të shtetasit iranian, Bijan Poolagrad, i cili është zbuluar se filmonte bazën e MEK, në Manzë.

Nga këqyrja e celularit dhe mjeteve elektronike të tij, janë zbuluar kontakte të tjera, që dyshohen gjithashtu për spiunazh.