Brenda kësaj jave qeveria do të ketë gati një plan për garancinë financiare, deklaroi kryeministri Rama. Ai shtoi se koronavirusi nuk do të ndryshojë planin e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.
“Do të kemi shumë shpejtë brenda kësaj jave planin e garancisë financiare, për pagat e të gjithëve ndër ju që ju përgjigjët thirrjes për luftë duke lënë punët e duke u futur në llogoret e shtëpisë suaj.
Ne nuk jemi as Gjermani dhe as Franca, por jemi Shqipëria, kemi shtëpinë tonë të vogël në lagjen e varfër të Europës, dhe po bëjmë gjithçka mundemi për atdheun e femijëve tanë nesër. Sot nuk mund ti lejojmë vetës të bluajmë kockën e ekonomisë tonë, duke harruar se pas një muaj, a dy muajsh ky armik që ka hyrë mes nesh do të shporret dhe ekonomia do të jetë aty në shërbim të jetës tonë. Kjo është me e rëndë se termeti i 26 nëntorit, por me korona apo pa korona ne do nisim ndërtimin e banesave të familjeve që sot nuk kanë një çati, sapo korona të shporret nga vendi dhe të gjithë të dalim për punë”.
Kryministri u ndal edhe te pikat se ku do të mbeshtetet biseda me presidenten e KE, Ursula von der Leyen. Ndërsa tha se sot është publikuar ehde thirrja për ndërtimin e shkollave të reja, me një fond prej 7,9 miliardë lekë.
“Siç iu kisha njoftuar kisha një bisedë telefonike me presidenten e KE, e cila u shty për 7 e 30.
Një nga arsyet për të cilën do të bisedojë me të, së pari do t’i kërkojë se përtej kësaj situate finnaciare të jashtëzakonshme të BE, fondet që BE garantoi në konferencën e donatorëve nuk do të ndryshojnë destinacion dhe plani ynë për rindërtimin as nuk shtyhet dhe as ndryshon.
Madje sot, pikërisht ne kemi nxjerrë edhe thirrjen për tenderin ndërkombëtarë të shkollave, 7,9 miliardë lekë, pra 79 milionë dollarë pa TVSH për shkolla të reja, për 59 shkolla të reja, 8 konvikte që do të ndërtohen nga e para në Universitetin Bujqësorë dhe 4 në Qytet Studentin. Këto dhe 8,7 miliardë lekë për shtëpitë janë tashmë të shpallura para pak ditësh, bëjnë plotë 16,6 miliardë lekë. Kjo qeveri as nuk do ti lëvizë nga destinacioni as nuk do ti lërë pa paguar në kohë, sikur të gjithë donatorët të na thonë ndjesë ti kam, por tani kemi koronën.
Pa diskutim një pjesë tjetër e bisedës me Presidenten është domosdoshmëria jetike e rajonit tonë që në përballimin e përhapjes së koronavirusit, Bashkimi Europian të mos e përjashtojë Ballkanin Perëndimor, pra edhe Shqipërinë si pjesë e këtij rajoni nga perimetri i eksporteve të materialeve mjekësore, pra BE nuk mund ta përjashtojë rajonin tonë nga materiale kaq esenciale në këtë kohë”.






















