Iu vidhnin qytetarëve portofolat afër stacioneve të autobusëve, policia zbulon rastet dhe…

Policia ka arrestuar dy persona të moshës 45-vjeçare pasi akuzohen se u vidhnin qytetarëve portofolat pranë stacioneve të autobusëve.

Policia ka njoftuar se të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A. S., 45 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje dhe D. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Sigal

Dy personat që kanë përfunduar në pranga dyshohet se janë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura në Tiranë në tre ditët e fundit. Me datë 14 korrik ata kanë vjedhur një portofol me 800 euro brenda ndërsa një ditë më pas në rrugën Mine Peza kanë vjedhur një tjetër me 15.500 lekë të rinj.

Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale ndërkohë që policia vijon punën për të dokumentuar rastet e tjera të vjedhjeve të kryera nga këta dy persona.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Pickpockets”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Iu vidhnin portofolat, afër stacioneve të autobusëve, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje.

Zbardhen 2 raste të vjedhjes së portofolave, gjatë ditëve të fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pickpockets”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:

– A. S., 45 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje;

– D. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë;

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u kanë vjedhur portofolat shtetasve të ndryshëm, në afërsi të stacioneve të autobusave, në zona të ndryshme të Tiranës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit D. Gj. dhe A. S., janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:

* Më datë 14.07.2022, në vendin e quajtur “Kthesa e Kamzës”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 800 euro, shtetases B. L.;

* Më datë 15.07.2022, në rrugën “Mine Peza”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj, shtetasit B. C.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.