Spitali Amerikan, mbështetës kryesor në Garën Nderkombëtare të Kërcimit me Kuaj

503
Federata Shqiptare e Sporteve me Kuaj në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Spitalin Amerikan organizuan diten e diele, 17 Prill Garën Ndërkombëtare të Kërcimit me Kuaj. Sporti i hipizmit është i përhapur veçanërisht në vendet me tradita të mëdha sportive, dhe prej disa vitesh edhe në vendin tonë. Nën kujdesin e veçantë të Federatës Shqiptare të Sporteve me Kuaj në Tiranë, vitet e fundit konstatohen përpjekje dhe iniciativa për të sjellë si aktivitet sportiv edhe rekreativ edhe në vendin tonë, disiplina të ndryshme të sportit të hipizmit.  Aktiviteti nisi në orën 10:30 pranë aneksit të Stadiumit “Selman Stermasi”. Në këtë kampionat garuan gjithësej 12 garues profesionistë nga vendi e me kombësi të ndryshme nga rajoni; si dhe me eksperiencë prej shumë vitesh në këtë disipline si garuesi Hellmut Meyer dhe Marcell Muller nga Gjermania, pjesemarres dhe fitues te shume garave nderkombetare.
3 çmime të rëndësishme u dhanë për konkurrentët në këtë garë, të cilat u shoqeruan me 3 kupa honorifike, ku çmimi i parë u fitua nga Himlmar Meyer, nga Gjermania; i dyti Andrian Todorov nga Bullgaria dhe cmimi i trete Adriatik Tafani nga Shqiperia. 
Gjatë aktivitetit, biznese të ndryshme dhe brenda standarteve të vendosura nga APR-ja ofruan shërbime kulinarie (pije, ushqime fast – food) për pjesëmarrësit, vizitorët dhe sportdashësit. 
Në këto evente të këtyre përmasave synohet të sillet në vëmendje rëndësia e ndërthurjes së elementëve sportivë dhe artistikë; përfshirja e të rinjve në iniciativa të tilla sensibilizuese me qëllim reduktimin e jetesës sedentare dhe ndikimit të drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetës; si dhe shkëmbim të eksperiencave të tilla të standartit bashkëkohor në fushën e sporteve me kuaj.
Sigal