Dëshmon profesori, Mynyr Koni: Jam rrëmbyer dhe kërcënuar

455
Profesor Mynyr Koni është thirrur për të dëshmuar në polici për kërcënimin që është bërë ndaj tij. Ai ka thënë se nuk i mbaj mend fytyrat e personave, por sakaq ka treguar skenën e krimit.
“Personi hapi derën papritur përgjigje dhe sapo hipa në makinë më tha ‘ti nesër do japësh dorëheqjen nga kandidimi për rektor’. Unë në këtë moment jam ndjerë i kërcënuar, por megjithatë i thashë se do mendohem njëherë deri nesër. Pas kësaj ky person mu drejtua me ton të lartë e në mënyrë urdhëruese më tha ‘ti do japësh dorëheqjen tani’”, thotë Koni në dëshminë e tij. Profesori shpjegon se nuk mban mend asnjërin nga kërcënuesit dhe se e vetmja gjë që i kujtohet është lloji i automjetit, tip “Mercedes”. Koni ka thënë se ka marrëdhënie të mira me rivalen e tij për rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe se nuk ka patur asnjëherë konflikt me Klodeta Dibrën.
Sigal