SPAK vijon kontrollet në zyrat Lefter Kokës, Zoto e Gugallia ende në kërkim

214
Sigal

Operacioni i SPAK i realizuar një ditë më parë që ccoi në prangosjen e Ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, po vazhdon.

Hetues të SPAK dhe Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në zyrat e kompanisë së Incineratorëve, si dhe kanwsekuestruar të gjitha dosjet të cilat mund të zbulojnë të tjera detaje rreth aferës korruptive të dhënies më koncesion të trajtimit të mbetjeve urbane.

Një ditë më parë Prokuroria e Posaccme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbardhi skemën e korrupsionit të Kokës, Klodian Zotos dhe Stela Gugallias që nga procedura e koncesionit e deri të pagesa fiktive për punë që nuk janë kryer kurrë.

Gjatë hetimeve rezulton se Lefter Koka ka marrë shumat monetare prej 368.672.760 lekë dhe 91.963.141 lekë të paguara nga ‘Albtek Energy’ sh.p.k. dhe ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k. në këmbim të marrjes së koncesionit për ‘Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë’.

Sipas SPAK nga hetimet është provuar fakti se nuk është zbatuar proçedura e rregullt ligjore për dhënien e konçensionit për shoqërinë ‘Albtek Energy’ sh.p.k të cilës i është dhene me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit.

Të gjitha këto procedura janë kryer nga ministri Koka i cili është përgjegjës për organizimin e koncesioneve.

Ndërkohë SPAK ka shpallur në kërkim Klodian Zoton dhe bashkëpunëtoren tjetër Stella Gugallian të cilët nuk janë arrestuar ende.