Alarm për bombë tek ‘Piramida’, policia zbardh detajet

714
Sigal

Një valixhe e dyshimtë është gjetur mbrëmjen e sotme në Tiranë në afërsi të Kryeministrisë në bulevadrin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia e Tiranë në një njoftim të sajin bën me dije se  ende nuk dihet nëse në këtë valixhe ka ndonjë lëndë plasëse apo është alarm i rremë, por po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Pas më shumë se një ore që zona qëndroi e rrethuar dhe grupet e policisë  bën shpërthimin e kontrolluar, rezultoi se ishte vetëm një alarm i rremë.

Policia e Tiranë në një njoftim zyrtar bëri me dije se  nuk kishte asgjë brenda saj.

Njoftimi i plotë

Informacion Paraprak

Më datë 24.06.2018, rreth orës 20:25, nga Komisariati Dixhital njoftohemi se në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë bustit të “Papa Gjon Pali i Dytë”, është gjetur një valixhe e dyshimtë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, ku kanë formuar perimetrin e sigurisë, si dhe është njoftuar njësia antieksploziv për të kryer veprimet e mëtejshme.”