“Sot shkëputemi përfundimisht nga e kaluara”/ Basha: Berisha u përpoq të uzurponte selinë blu, demokratët ngrihen më të bashkuar

197
Sigal

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar ditën e  sotme si ditën e ndarjes përfundimtare nga e kaluara, Sali berisha.  Gjatë një prononcimi nga selia blu pasi u tregoi mediave dhe operatorëve amientete e shkatërruara të selisë blu nga protestuesit, u shpreh se edhe pse organizata kriminale e Berishës sot u përpoq të uzurponte selinë blu, u evitua  derdhja e gjakut e demokratëve.

“Ky është dimensioni i ndarjes përfundimtare nga Berisha, e një filozofie dhune që nuk pronaon rregullat demokratike, garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër vetë voton, vetë manipulon e shpall rezultate imagjinare. Ndonëse vetë ai iu drejtua gjykatave, i vetëdijshëm për moscertifikimin e kësaj farse urdhëroi sulmin ndaj selisë blu. Organizata kriminale e Berishës me mjete kriminale u përpoq të uzurponte selinë blu. So u evitua derdhja e gjakut të demokratëve për hallin e Sali Berishës. Me këtë ditë sot Berisha i ka bërë PD-së dëmin më të madh dhe u ka dhënë demokratëve mundësinë për t’u shkëputur nga e kaluara njëherë e mirë. Demokratët do të ngrihen të bashkuar, po mendimit ndryshe, kundërshtimeve, kritikave, garës por kurrë jo dhunës. Demokratët e refuzuan dhunën. Berisha përfaqëson atë që kjo parti e ka lënë pas. PD ka treguar qartë se PD di të ndahet nga e kaluara dhe sot është shpalosur edhe fati se Berisha dhe Rama janë dy vëllezër siamezë”- u shpreh ai.