Sot Presidenti Meta në Bulevard: Ejani në manifestim për të shpartalluar grushtin e shtetit

377
Sigal

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti.

Manifestimi do të zgjatë vetëm dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën. Një nga deklaratat e tij është: “Ejani në manifestim për të shpartalluar grushtin e shtetit”.

Pak ditë më parë ambasada e SHBA-së në Shqipëri këshilloi qytetarët e saj që të shmangin zonën ku do të zhvillohet manifestimi i 2 marsit. Selia diplomatike u kërkoi qytetarëve të saj që të bëjnë kujdes.

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti.

Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED.

Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje ai i quan pjesë të grushtit të shtetit.