Reshje shiu dhe dëbore gjatë kësaj jave, parashikimi i motit

447
Sigal

Gjatë kësaj jave do të ketë reshje dëbore dhe shiu, të cilat do të nisin ditën e martë dhe do të vijojnë deri ditën e premte.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e enjte dhe të premte do të ketë ulje temperaturash në të gjithë vendin.

Parashikimi:

Edhe pse na pret një fillim javë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën e premte. Ashtu sikundër shihet në tabelën e mëposhtme, reshjet e shiut do të prekin vendin përkohësisht deri të martën pasdite. Në mbrëmje e në mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e rrebesheve me rrufe.

Më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e premte.

Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit.

Me rënien e temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore. Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit.