Lajm i mirë/ I shpëton koronavirusit 98-vjeçarja, del nga spitali

355
Sigal

Ka lënë spitalin 98-vjeçarja kineze, e cila u shtrua në spital më 13 shkurt me simptomat e Koronavirusit.

Hu Hanying është pacientja më e vjetër e virusit të tmerrshëm, por që duket se ia ka hedhur paq.

Bashkë me të në spital ishte edhe e bija e saj, 55-vjeçare, që gjithashtu ka shpëtuar.

Foto e saj, duke dalë nga spitali me karrocë, me maskë në fytyrë dhe e shoqëruar nga disa persona, po bën xhiron e botës në internet.