Sot dita e fundit e Lotarisë Amerikane

603
Sigal

Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton qytetarët se jeni ende në kohë të aplikoni deri në orën 18.00. Programi i vizave të shumëllojshmërisë, të emigrimit dhe certifikata e punësimit.

Ambasada Amerikane Tiranë: Jeni ende në kohë të aplikoni për Lotarinë amerikane

Aplikimet për Programin e Lotarisë DV2021 janë të hapura deri më 5 Nëntor, ora 18:00.

Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi qytetarët shqiptarë sot se janë akoma në kohë që të dorëzojnë aplikimin tuaj për lotarinë DV2021. “Plotësojeni aplikimin vetë dhe na pyesni, nëse keni pyetje mbi procesin”, shkruan ambasada në Fb.

Aplikimet për Programin e Lotarisë DV2021 janë të hapura deri më 5 Nëntor, ora 18:00.

Programi i Lotarisë Amerikane

Njoftim i Rëndësishëm

Bëni kujdes nga mashtrimet! Disa faqe interneti apo e-mail përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni: “Kujdesin ndaj Mashtrimit” këtu (në Anglisht). Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas.

Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2021

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 do të rifillojë të mërkurën, më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5).

Shikoni videon tonë për një vështrim të përgjithshëm të programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, si dhe udhëzimet hap pas hapi për t’ju ndihmuar se si të plotësoni një aplikim për t’u regjistruar për Lotarinë. (Shënim: ndryshime të vogla janë bërë në formularin e regjistrimit DV-2021, por udhëzimet e dhëna në video janë ende të vlefshme.) Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Informacion mbi Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë

Vizitoni faqen e internetit të Programi të Vizave të Shumëllojshmërisë (në Anglisht) për informacion mbi:

Viza Emigrimi

Vizat Emigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqenusvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KCC), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KCC-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme.

 

Certifikata e Punësimit dhe Peticioni

 

Për t’u konsideruar për vizë emigrimi me bazë punësimi për disa nga kategoritë e mëposhtme, punëdhënësi i ardhshëm ose agjenti i aplikantit duhet fillimisht të marrë miratimin e certifikimit të punës nga Departamenti Amerikan i Punës. Pasi të merret miratimi, nëse kërkohet, punëdhënësi dorëzon një Peticion Emigrimi për Punonjësin e Huaj, Formularin I-140, me zyrat e Shërbimeve Amerikane të Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) për kategorinë e duhur të punësimit. (SHËNIM: Personat me aftësi të jashtëzakonshme në Kategorinë e Parë të punësimit janë në gjendje të paraqesin peticionin personalisht).