Qeveria gjunjëzohet para protestave të Himarës

692
Agron MEMA

Flet për “Telegraf” kreu i degës së PD-së së Himarës, Andrea Gjoni
Siç ishte paralajmëruar se paraditen e së hënës banorët e Himarës do të zhvillonin një protestë para bashkisë së këtij qyteti në kundërshtim me urdhrin e inspektoriatit ndërtimor dhe mbrojtjes së territorrit, protesta është zhvilluar. Ka qenë një protestë paqësore, por që ka frikësuar bashkinë dhe qeverinë. Protesta e banorëve, e drejtuar nga dega e PD-së së Himarës dhe e mbështetur nga PBDNJ dhe organizata “OMONIA” është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe po në këtë mënyrë protestuesit janë shpërndarë. Por inspektoriati ndërtimor është sprapsur para kësaj proteste, kur ditën e sotme ka qenë afati i fundit. Kanë folur përfaqësues të shoqatave himarjote, kreu i “OMONIA-s” së Himarës, Fred Beleri, i cili ka këmbëngulur në rrezistencën himarjote përballë mafies së tokave, në një kohë që ka edhe mbështetjen e qeverisë amerikane. Mbështetje ka trasmentuar edhe kreu i përgjithshëm i “OMONIA-s”, Leonidha Papa si dhe deputeti Vangjel Dule, i cili është ndalur më gjatë në problematikën aktuale të Himarës. Kreu i PD-së, Andrea Gjoni , ka theksuar se nuk duhet lejuar tallja që bëjnë qeveritarët me komunitetin e Himarës. Protesta është mbyllur paqësisht pa incidente. Po si do të vijë problematika? Për këtë i morën në fund të protestës një intervistë të shkurtër , zotit Andrea Gjoni, kryetar i degës së PD-së për bashkinë e Himarës: 

Zoti Andrea, sot kemi qenë prezent në një protestë paqësore para bashkisë së Himarës, protestë e paralajmëruar. Cili është qëllimi i kësaj proteste dhe a u arrit ai? 
Qëllimi i kësaj proteste ishte i paralajmëruar nga ne nëpërmjet mjeteve të informimit, për arsye të një vendimi të qeverisë për prishjen e banesave si shkak i planit të ri urbanistik dhe protesta qe në mbështetje të banorëve që preken nga kjo prishje pa asnjë shpërblim dhe me mospërfilljen më të lartë shtetërore ndaj qytetarit. Më parë qe bërë një bisedë me përfaqësues të qeverisë, ata nuk qëndruan korrekt në premtimet e tyre. Por ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro, jo vetëm që nuk mbajtën premtimet, por dërguan në mënyrën më urgjente lajmon se sot do të ndërhyjnë me fadroma për prishjen e banesave.

Mos ndoshta është edhe një përpjekje e qeverisë për të laguar vëmendjen nga problematika tejet e rënduar politike e ditve të fundit që përjetohet në Shqipëri?
Por kjo nuk ka rëndësi për komunitetin Himarjot, rëndësi ka që na mashtruan dhe nuk u bë ashtu siç u ra dakort. Ky ishte pra qëllimi i protestës, që siç e patë qe tepër paqësore, të kundështonim prishjen e banesave të himarjotëve të ndershëm me banesa shekullore. 

Me sa pamë, komuniteti himarjot protestoi me qetësi dhe kulturë. A pati provokime nga instituconet? 
Nuk kemi asnjë informacion për këtë. Në përgjithësi u kujdesëm që të mos shkelej rendi, sepse është në traditën e Himarës kultura dhe qytetërimi. Mënyrën e protestimit ne e kemi treguar herë pas here dhe kur ka pasur ndonjë ekses të vogël, kemi treguar kulturë në zbutje dhe mirëkuptim duke u munduar në korrigjim që të mos ndodhë në të arthmen, ashtu siç dhe u tregua sot kultura e të protestuarit paqësisht. 
E ardhmja ç’farë pritshmërie premton nga koalicioni juaj në kundërshti me vendimin e bashkisë për planin rregullues? 
Momentalisht nuk kemi gjë konkrete, sepse lëvizjet e qeverisë janë të pa parashikuara, por rezistenca do vazhdojë. Ç’thotë sot, nuk e thotë nesër. Aty ku thotë se do zgjidhet çështja e shpërblimit të shpronësimit, aty ditën tjetër të bie fadromat e prishjes. Një anomali qeveritare, për përvetësim. 
Sot ishte paralajmëruar ardhja e fadromave prishëse, po nuk erdhën. Po nëse vijnë? Nëse vijnë, do të përballen me rezistencë të ashpër të banorëve të Himarës, të cilët janë të përgatitur dhe vigjilentë për këtë. 
Sigal