Soros është pronari i ‘Spitalit Amerikan’, e bleu me kredi

5194
Sigal

Një
prej spitaleve private më të favorizuara në vitet e fundit, Spitali Amerikan,
rezulton se është pronësi e dy kompanive amerikane të kontrolluara nga
financieri George Soros.


dhënat janë një ‘sekret i hapur’, pasi disa institucione shtetërore amerikane e
konfirmojnë një fakt të tillë, por dhe vetë spitali amerikan e konfirmon.

‘Spitali
Amerikan’ e nisi aktivitetin e tij në vitin 2006, ku fillimisht investitor
ishte një grup biznesi turk.
Pronësia e spitalit ka
ndryshuar në mënyrë domethënëse dy vite më vonë, në vitin 2008.

Sipas
një hulumtimi të
 Hashtag.al, rezulton se në vitin 2008
pronësinë mbi këtë spital e ka marrë kompania amerikane
 “Bedminster
Capital Management LLC”
.

Kompania
blerëse rezulton
 në
pronësi
 
të mogulit Soros.

Menjëherë
pasi u krye transaksioni, në bordin drejtues të Spitalit Amerikan u emërua një
përfaqësues i rëndësishëm, ai quhet 
Ronald O.Drake

O.
Drake është dhe kryetar i bordit të kompanisë 
‘Bedminster Capital
Management LLC’,
 por
njëkohësisht punonte dhe si drejtor i investimeve strategjike për
kompaninë 
‘Soros
Fund Management LLC’
. Të dyja kompanitë në pronësi të George Soros.

Sipas
të dhënave publike  rezulton se Soros nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë nga
lekët e veta.

Soros
ka përfituar nga një agjenci shtetërore amerikane e quajtur ‘OPIC’. Kjo agjenci
jep kredi të buta për biznese amerikane.

Kompania
e Soros ka marrë në vitin 2008 rreth 200 milionë dollarë kredi të butë nga
OPIC, dhe 
 37.6
milionë i ka përdorur për të privatizuar Spitalin Amerikan
.

Pasi
pronësia e Spitalit Amerikan ka kaluar në duart e Soros, spitali është zgjeruar
me disa investime dhe filiale të reja në rajon.
Në vitin 2013 në Shqipëri Edi Rama fitoi zgjedhjet dhe u shpall
kryeministër. Një ndër veprimet e para të Edi Ramës, ishte hartimi i një plani
ekonomik reformues në bashkëpunim me profesorin e Harvardit Ricardo Hausmann
dhe Fondacionin Soros.
 (kliko
dosjen Hausmann
). Një ndër objektivat e këtij plani ishte ‘reformimi’ i sektorit
shëndetësor shqiptar duke copëzuar disa shërbime me koncension.
Ndërsa Fondacioni Soros hartoi projektin për koncensionimin e
sektorit shëndetësor, Spitali Amerikan ishte përfitues i disa të drejtave
koncensionare ku më kryesorja ishte shërbimi i hermodializës.
E thënë në mënyrë të përmbledhur: Soros bleu ‘Spitalin Amerikan’
pa shpenzuar asnjë qindarkë nga paratë e veta, por duke siguruar një kredi të
butë nga qeveria amerikane. Më pas, institutet e tij orientuan qeverinë
shqiptare që të koncensiononte sistemin shëndetësor dhe një ndër përfituesit
kryesor të koncensioneve ishte ‘Spitali Amerikan’ në pronësi të Soros.
Një shembull ideal si mund të bësh biznes duke ndikuar qeveritë,
pa shpenzuar asnjë qindarkë nga xhepi. 

( Hashtag.al)



Skenari i kontrollit të pronësisë së ‘Spitalit Amerikan’



Emërimi i Ronald O. Drake si anëtar bordi i Spitalit Amerikan në vitin 2008 dhe funksioni i tij në ‘Bedminster Capital Management LLC’