Dhunoi të riun në Pogradec, pezullohet nga detyra polici

106
Sigal

Është pezulluar nga detyra punonjësi i policisë që ka goditur sot një qytetar.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, ku punonjësi i policisë së qarkullimit rrugor ka goditur një drejtues mjeti, mësohet se polici është pezulluar menjëherë nga puna me urdhër të drejtorit Rrumbullaku.

Sipas burimeve bëhet me dije se polici ka ndaluar një shtetas, i cili ka qenë pa rrip sigurimi dhe nuk jepte dokumentet për verifikim.

Sipas policisë, në këto momente, ka pasur një debat ku drejtuesi i mjetit ka ofenduar punonjësin e policisë, dhe për këtë shkak polici e ka goditur.

Çështja ka kaluar në prokurori dhe AMP po ashtu po merret me zbardhjen e rrethanave.