Skrapar/ Ariu sulmon dhe plagos rëndë 54 vjeçaren, 200 metra larg shtëpisë

2861
Sigal

Fërmerët e të gjitha zonave – Ariu po na dëmton të mbjellat dhe bagëtit
Nuk e vrasim dotë është kafsh e mbrojtur dhe nuk kemi arëm

SKRAPAR – Një ngjarje e rëndë dhe e pa zakont ka ndodhur në mesditën e djeshme në fshatin Orizaj 5 km në perndim të qytetit të Çororvodës. 54 vjecarja Hajrie Jaho rreth orës 11.30 minuta ka shkuar në kopshtin e mbjell me mollë që e ka 200 metra larg shtëpisë së saj, por teksa ka filluar të mbledhin mollët e rrezuara nga furtuna e mëngjesit, kafasha e egërr i është afruar dhe  e ka sulmuar duke e rëzuar përtokë dhe më pas e ka plagosur rëndë në të dy këmbët duke i shkaktuar plagë edhe në të gjith trupin. Edhe pse ka uluritur nga frika dhe nga plagët e mara  54 vjecarja nuk ka mbundur  ti shëptoj egërrsisë së kafshës vrasëse. Më pas kafsha e egër me dy këlyshët e saj është larguar për në pyllin ngjitur, kjo fal dhe zhurmave të krijuara nga makinat që kalojnë aty buzë kopshtit me mollë në rrugë nacionale që lidh trevën e Skraparit me atë të Beratit. Ka qënë djali i saj Renato Jaho, ai që kërkonte nënën dhe që nuk po i përgjigjej në celularin e saj, duke e kërkuar në baçën ngjitur me shtëpin djali ka gjetur nënë e plagosur dhe pa ndjenja. Me ndihmën e tij ka mbrutur në fshat ambulanca dhe më pas mjeku ka lajmruar helikopterin e shëndetësisë i cili ka ardhur nga Tirana dhe e ka dërguar viktimën në spitalin e traumës ku dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Banorët e zonës thanë për gazetën se kafsha e egërr Ariu është bërë tëmerr për banorët, për të mbjellat e kafshët e tyre. Sipas banorve  ka pasur shumë raste që ariu e arusha së bashku me këlyshët e saj kanë sulmuar kopet me bagëti të imta si dhe kanë shaktërruar të mbjellat e stinës në buqësi si grur, misër, por dhe frutat si qershit, mollët, kajsit, kosheret me bletë etj. Jemi të friksuar tha për gazetën Hajri Jaho, pasi nuk kemi se ç’të bëjëm me kafshën e egërr, ajo është e fuqishme dhe nuk ka burr nëne që e ndalon, ne nuk kemi arëm ta qellojmë apo dhe ta trembim kur vjen deri në 200 metra larg shtëpisë. Por edhe të kemi arëm kemi frik ta vrasim se dënohemi pasi Ariu është kafsh që mbrohet nga shteti , por nuk e dimë neve kush na mbron. Sulme të tilla në bashkinë e Skraparit ka pasur në zonën e Gjerpsit , Potomit, Çepanit, Therpelit etj. Në këto kushte thanë bonorët e fshatit Orizaj, kërkojmë ndihmën e shtetit që të marin masa pasi Ariu po ma dëmton shumë të mbjellat buqësore si dhe ato blektorale dhe së fundmi edhe njerzit.
Bashkim Kapinova