Dita nis me diell, nuk do të mungojnë rrebeshet e shiut, ‘stuhia’ që ka pushtuar Europën po largohet

201
Sigal

Stuhia e quajtur ‘Liqeni i ftohtë’ e cila ishte paralajmëruar se do të godiste Shqipërinë, është drejt largimit.

Ditën e djeshme, mesdita u përfshi nga stuhia mirëpo sot dhe në ditët në vijim, do të ketë më pak reshje, duke bërë kështu që stuhia të largohet.

Sot pritet përmirësim i dukshëm i motit në të gjithë vendin! Kthjellime të shumta alternohen me vranësira të shpeshta duke sjelle shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa rrebeshe afatshkurtra priten në veri dhe zonat lindore.

Temperaturat e ajrit ulen gjatë mëngjesit duke zbritur deri 13°C në zonat malore, por nuk priten ndryshime në vlerat e mesditës ku ruhet maksimumi 30-31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me drejtim verior gjatë gjithë ditës, përjashtuar disa momente në mesditë dhe pasdite kur pritet fuqizim i erës deri 60 km/h duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.