Skandali:Maja buke dhe kripë deti me përmbajtje metali

550
Sigal

Maja buke dhe kripë deti me përmbajtje metali. Ky është “ALERT” që vjen nga RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed), për produktet në fjalë, të eksportuara nga Çekia në vende anëtare dhe jo anëtare të BE-së.

Alarmi i dhënë që në 22 shkurt…

ALERT i ka ardhur edhe Shqipërisë, pasi mendohet që këto produkte kanë hyrë edhe në vendin tonë, përmes kompanive të ndryshme që tregtojnë produkte ushqimore. ALERT-i ka numër reference 2019.0700 dhe mban datën 22 shkurt 2019, i përditësuar në portalin e konsumatorit të RASFF. Lajmi për praninë e metaleve në maja dhe kripë deti ka ardhur nga Gjermania, pasi në këtë vend janë konstatuar këto dy produkte me problem. Sipas njoftimit të RASFF, problemi konsiderohet serioz, ndërkohë që analizat e bëra në Gjermani për këto produkte kanë rezultuar me përmbajtje pranie metali. Sistemi RASFF njofton vendet që mendohet se kanë këto produkte ushqimore në treg, me qëllim ndërhyrjen dhe largimin e tyre nga pikat e shitjes apo përdorimi. BE ka një nga standardet më të larta të sigurisë ushqimore në botë dhe kjo, falë një sërë rregullash, gjë që siguron që ushqimi të jetë i sigurt për konsumatorët. Një mjet kyç për të siguruar rrjedhën e informacionit për të mundësuar reagime të shpejta kur rreziqet për shëndetin publik zbulohen në zinxhirin ushqimor është RASFF – Sistemi i Alertit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin. Krijuar në vitin 1979, RASFF mundëson që informacioni të ndahet në mënyrë efiçiente në mes të anëtarëve të saj (autoritetet kombëtare të sigurisë ushqimore BE-28, Komisioni, EFSA, ESA, Norvegjia, Lihtenshtajni, Islanda dhe Zvicra) dhe ofron një shërbim të rrumbullakët për të siguruar që njoftimet dërgohen urgjent, marrin dhe përgjigjen në mënyrë kolektive dhe efikase. Falë RASFF, shumë rreziqe të sigurisë ushqimore ishin shmangur para se të mund të ishin të dëmshme për konsumatorët evropianë.

AKU nuk ka marrë haber nga skandali

Sa njihesh me këto të dhëna alarmuese, se edhe në tregun shqiptar qarkullon maja dhe kripë me përmbajtje metali, pyetja e parë që të lind është: Po AKU çfarë bën? A ka marrë dijeni? A u ka bërë ndonjëherë analiza majasë dhe kripës që importohen në Shqipëri? E vërteta është se qytetarët në Shqipëri askush nuk i ka informuar për mundësinë që këto produkte, të cilat janë importuar në Shqipëri nga Gjermania mund të kenë përmbajtje metali. AKU jo vetëm që “flë” gjumin letargjik dhe nuk ka informuar shqiptarët, por, e natyrshme është që edhe të krijojmë bindjen që AKU nuk ka bërë deri më sot asnjë analizë të majasë dhe kripës, për të parë, nëse këto që tregtohen në tregun tonë, a kanë përqindje metali. Sa të sigurta janë ushqimet tonë në treg? AKU nuk mund të japë përgjigje kësaj pyetjeje, duke rritur me të drejtë edhe shqetësimin e shqiptarëve për ushqimet që blejnë dhe konsumojnë.