Mostrat e mjaltit të analizuara ne ISUV, pas marrjes se mostrave nga AKVMB ne fermerë të Tiranës, ka rezultuar me prezencë antibiotikësh. Konkretisht me Tetracyclinë dhe Epi-têtracycline, medikamente këto që megjithëse përdoren ilegalisht, nuk lejohet të përdoren për mjekimin në bletë.
Me dhjetra herë, qendra ALERT ka ngritur shqetësimin dhe ka lajmëruar konsumatorët për prezencë antibiotikësh apo substancash të tjera në produkte të ndryshme si mjalti i fermerëve apo vezët e fermave të vogla. Rasti i fundit është dokumenti që po publikojmë, ku në dy raste, mostrat e mjaltit të analizuara në ISUV, pas marrjes se mostrave nga AKVMB në fermerë të Tiranës, ka rezultuar me prezencë antibiotikësh. Konkretisht me Tetracylinë dhe Epi-têtracycline, medikamente këto që megjithëse përdoren ilegalisht, nuk lejohet të përdoren për mjekimin në bletë.
Ekspertët i thanë Qendrës ALERT se kjo ndodh falë mjekimeve të gabuara, nga rekomandimet e gabuara të farmacistëve veterinar. Por jo vetëm kaq. Disa kompani që ofrojnë produkte për bletët, mësohet se po ofrojnë në suplementet ushqimore të bletëve, pra në ushqimin, që iu jepet herë pas herë edhe antibiotikë të futur brenda ushqimit.
Kjo bën që rezultatë të tilla analizash të ndalojnë eksportin e mjaltit jashtë Shqipërisë, por edhe kurrsesi të mos përdoret nga konsumatorët.
Ndërkohë, që merren masa për të gjetur shkaktarin, sipas shkresës, me qindra apo mijëra kilogramë mjalt i tillë, ka shkuar te konsumatori.
P.S: Kemi mbuluar emrat dhe NIPT-in e fermereve, për arsye se, edhe nësë do të identifikoheshin, për konsumatorin në këtë rast nuk ka asnjë rëndësi, sepse produkti i tyre përveçse është shitur, duke qënë pa etiketë në ambalazh e pa asnjë të dhënë.